Ndërtuar në Shqipëri, për punonjësit dhe lokalet shqiptare.
Platforma e parë vendase që trajton siç duhet turnet ditore në mikpritje — transparente, të shpejta, të drejta.
Kamarierë dhe banakierë që kanë ndryshuar mënyrën si punojnë.
Kam gjetur 3 turne në javën e parë. Tani punoj fundjavat në 2 bare ndryshe dhe menaxhoj gjithçka nga telefoni.
Pagesa kam mar gjithnjë në kohë — bankë ose cash. Recensionet më kanë ndihmuar të rris tarifën nga 800 në 1200 Lek/orë.
Sezoni veror u organizua totalisht ndryshe. Dikur humbja ditë duke kërkuar punë, tani turnet vijnë tek unë.
Bar-e dhe restorante që besojnë Work Call për stafin e tyre.
* Emra përfaqësues të segmentit të mikpritjes shqiptare gjatë fazës pilot.
Më shumë se një app. Një mjedis pune i drejtë.
Ne ndërtuam Work Call sepse njohëm nga afër problemet e sezoneve të turizmit në Sarandë, Ksamil dhe Vlorë — lokale që humbnin muaj duke kërkuar staf, dhe punonjës që udhëtonin kot për turne të paqarta.
- Pa abonim për punonjësit
- Pagesa me bankë ose cash — zgjedhja jote
- Recensione transparente të dyanshme
- Chat direkt me lokalin pa ndërmjetës
- Dashboard në shqip, i ndërtuar për Shqipërinë
Për studentët
Para të shpejta për kushte fleksibël. Punoji vetëm orët kur nuk ke leksione — fundjavat, mbrëmjet, sezoni veror.
- Pa orar fiks — turne 4-8 orëshe
- Shëno "Jam student" gjatë regjistrimit
- Pagesa në fund të çdo turni
Eventet & Catering
Dasma, konferenca, evente korporate. Gjej në pak orë skuadrën e plotë — kamarierë, banakierë, ndihmës-kuzhinier.
- Kategori e veçantë "Event / Catering"
- Postim turni urgjent me "Quick Match"
- Kontratë PDF automatike për fiskalizim
Çfarë duhet të dish.
Sa kushton Work Call për punonjësit?+
Për kamarierët dhe banakierët është plotësisht FALAS. Nuk ka tarifa regjistrimi, abonimi apo komisione mbi pagesën që merrni.
Si paguhem pas një turni?+
Lokali zgjedh nëse të paguan me transfertë bankare (duke përdorur IBAN-in tënd) ose cash në fund të turnit. Historiku i pagesave ruhet në profilin tënd.
Çfarë tarife paguan lokali?+
Lokalet paguajnë vetëm 5% komision mbi shumën e paguar punonjësit — nuk ka abonim mujor, pa tarifa të fshehura.
A mund të punoj vetëm fundjavat?+
Po. Ti zgjedh kur dhe ku të punosh. Filtroje turnet sipas ditës, qytetit ose rolit dhe kandido vetëm për ato që të përshtaten.
Si mbrohem nga rastet e keqpërdorimit?+
Çdo turn ka recensione të dyanshme. Pas tre vlerësimeve negative, profili pezullohet dhe rastet shqyrtohen nga ekipi ynë.
Gati për të filluar?
Zgjidh rrugën tënde. Duhen më pak se 60 sekonda.